“Distancimi social i rëndësishëm për ecurinë e kurbës”, mjeku Arjan Mezini: Ruajtja e personelit mjekësor primare

schedule14:10 - 29 Mars, 2020

schedule 14:10 - 29 Mars, 2020

Mjeku pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë Arjan Mezini është shprehur se operacioni i një dite më parë i 18 vjeçares nga Lezha e konfirmuar pozitive me COVID 19 ka përfunduar me sukses.

Në një lidhje dirëkte për Abc News mjeku është shprehur se është e rëndësishme që për të bërë izolimin e rasteve që janë asimptomatikë në vendin tonë duhet që të bëhet testi që e nxjerr në pah nëse e kanë kaluar apo jo virusin një pjesë e qytetarëve.

Ndër të tjera ai është shprehur se një test i tillë ka një rëndësi të veçantë sidomos te sistemi shëndetsorë për të parë personat që mund ta kenë kaluar pa simptoma koronavirusin.

Pjesë nga Biseda:

Një 18 vjeçare e cila është operuar në Spitalin “Sheqet Ndroqi dhe ka dalë pozitive

Dje është dërguar nga lezha një paciente më  apandesit gangrenoz e cila kishte rezultuar dhe me COVID pozitiv është operuar pranë spitalit tonë tashmë i kthyer në Spital COVID -2.

A është bërë gati tashm spitali Shefqet Ndroqi, a ka kapacitet për të pritur të infektuarve

Që nga e premtja e javës që po mbyllim, spitali “Shefqet Ndroqi”, tashmë është gati për pritjen e pacientëve dhe sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetsisë në momentin që Infektivi nuk do të ketë më kapcitet pacientët do të vijnë në spitalin tonë. Kapaciteti është 190 shtretër në total që do të jenë në shërbim të pacientëve me koronavirus dhe është bërë ndarja në grupe.

Kur mendohet të jetë funksional spitali, kur mund të ketë spitali pacientët e parë?

Do të shikohet ecuria e shtrimeve tek Infektivi, dhe se spitali “Shefqet Ndroqi”, është gati dhe në pritje, të pacientëve dhe pse unë nuk mund të jap ndonjë javë apo datë se kur mund të paraqiten pacientët e parë në këtë spital.

Përsa i përket pacientëve që kanë qenë të shtruar te “Shefqet Ndroqi”, do të dërgohen të gjithë në spitalin e Elbasanit. A ka kapacitet e duhura spitali?

Di që një pjesë e spitalit të Elbasanit është transformuar dhe është gati për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim pulmunar dhe një nga profesorët e spitalit është transferuar atje me një pjesë të stafit në shërbim të këtij grupi pacientësh.

Pacientëve të Sonatoriumit që janë transferuar në Elbasan a Janë testuar?

Në spitalin tonë nuk ka pas pacientë të shtruar apo të dyshuar me koronavirus dhe për problemet polmunare janë drejtuar në spitalin e Elbasanit.

A ka Shqipëria kapacientet e duhura mjekësore. A e përballon Shqipëria fluksin?

Çdo gjë varet nga ne, të jemi të kujdesshëm dhe nga sjellja sociale pasi nëse kurba do të rritet me shpejtësi asnjë vend nuk është në gjendje të përballojë kapacitete e larta. Në dijeninë time vendi ynë disponon 120-130 respiratorë në total. Unë insistoj fort që para se të shkojmë në këtë situatë është e rëndësishme që të mbajmë kurbën në këtë situatë që është.

A  ka mungesë stafi në spitalin “Shefqet Ndroqi”?

Në dijeninë time do të kryhet edhe testi që tregon se një person që mund ta ketë kaluar virusin. Personeli mjekësor është ai që është në kontaktin e parë dhe në momentin që nuk e dimë është dhe rrezik për përhapjen virusit. Ndërkohë në Gjermani kanë nisur testimet për sistemin shëndetsor për të parë nëse e kanë kaluar apo jo virusin për të matur imunitetin e tyre, të cilët mund ta kenë kaluar virusin pa pasur shenja klinike.

A e keni kërkuar që një praktikë e tillë të ndiqet dhe në Shqipëri?

Unë e kam kërkuar madje dhe shumë kolegë të tjerë më mbështesin, nuk e di por kam dëgjuar se do të fillojë testimi.

Në Shqipëri janë testuar 1436 qytetarë si e lexoni këtë shifër?A është i mjaftueshëm?

Sigurisht që janë udhëzimet e OBSH dhe besoj se duhet të merren parasysh. Masat që merren për një popullatë të caktuar kanë të bëjnë dhe me sjelljen e popullatës. Sa më Sociale të jetë ajo aq më drastike duhet të jenë dhe masat. Po të jetë e mundur për mua është më e rëndësishmë është që të bëjmë testin që tregon pacientët asimptomatik.

A po japin efektet e para masat e para?

Patjetër që po kjo javë dhe java tjetër janë vendimtare për të treguar. Unë mendoj se duhet të vijojmë me izolimin social siç jemi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!