Disney World mund të jetë i mbyllur në mes të pandemisë të koronavirusit, por një anëtare krijuese të kastit, mund të sjellë pak magji në shtëpinë tuaj.
Punonjësja e parkut, Katelyn, zakonisht drejton një nga automjetet që transporton vizitorët nga Kilimanjaro Safari në Mbretërinë e Kafshëve të Disney në Orlando, ku ata mund të vëzhgojnë jetën e egër afrikane nga afër dhe të mësojnë për kafshët nga udhëzuesit. Tani për tani, ajo po përdor një mënyrë të zgjuar për të “punuar nga shtëpia” dhe për të shkëmbyer njohuritë e saj.
Në një video të re #DisneyMagicMoments , udhëzuesja e safarit imagjinon Natyrën e egër Harambe në shtëpinë e saj duke vendosur një shteg me kafshë plot dhe një makinë që mund të lëvizi me telekomandë.
Kjo është një mënyrë për ta tërhequr vëmëndjen e fëmijëve më shumë dhe të shpërqëndrohemi pak nga kjo situatë e vështirë, tha ajo./abcnews.al