Diskutimet e kryesisë, Gjana kujton ’97-ën: Berishën e njohim mirë. Si e ringritëm partinë

schedule14:46 - 11 Janar, 2022

schedule 14:46 - 11 Janar, 2022

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, më e gjata ndonjëherë, e cila zgjati tetë orë u morën vendime radikale. Sali Berisha dhe tetë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit u përjashtuan nga PD.

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbardhur për abcnews.al debate nga mbledhja në selinë blu. Jemi Gjana ka deklaruar ndër të tjera e ata e njohin mirë Sali Berishën dhe se grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Gjana ka kujtuar situatën e PD-së në vitin 1997, ku Genc Pollo dhe shumë të tjerë u larguan dhe se në PD mbetëm vetëm 17 deputetë.

Lexo edhe: Salianji: Isha kundër hekurave në PD, Hasa: Erdhën për të na vrarë. Zbardhen diskutimet e kryesisë së PD për përjashtimin e Berishës

“Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bej këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e 97-ës, me Genc Pollon, dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, e në bëm opozite dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që i ndodhi PD-së në 97-ës”, mësohet të jetë shprehur Gjana. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!