“Diskutimet” e forta, për goditjen e 11-metërshit, Pochettino: Hera e fundit që toleroj një sjellje të tillë

schedule09:56 - 16 Prill, 2024

schedule 09:56 - 16 Prill, 2024

Ishte padyshim një performancë magjike. “Blutë” e Chelsea kanë triumfuar me rezultatin “tenisian” , mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa kanë shpartalluar, me rezultatin e thellë, 6 me 0, skuadrën e Everton, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke thelluar edhe më shumë krizën e këtyre të fundit.

Mirëpo, pavarësisht fitores, sfida prodhoi edhe një episod të pakëndshëm, teksa në momentin, kur sfida ishte 4-0, Chelsea fitoi një penallti dhe Madueke, Jackson e Palmer “diskutuan” fortë me njëri-tjetrin se kush do ta merrte përsipër ekzekutimin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak teknikut, Pochettino, i cili u tregua shumë i ashpër, në fjalët e tij pas sfidës.

“U thashë lojtarëve që nuk mund të sillemi në këtë mënyrë. Kjo është hera e fundit që do ta pranoj këtë lloj sjelljeje. Ata janë të gjithë të përfshirë në këtë situatë, të gjithë. Herën tjetër do të dalin të gjithë dhe po flas seriozisht”,- u shpreh tepër i revoltuar tekniku argjentinas, në përfundim, të sfidës, ndaj Everton. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!