Diskriminohet veriu dhe në kulturë, më shumë projekte në Tiranë

schedule16:59 - 16 Shkurt, 2022

schedule 16:59 - 16 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Ministria e Kulturës alokon fondin më të lartë për mbështetjen e projekteve artistike këtë vit . 340 milion lekë  janë shpërndara në 185 projekte. 89 projekte fituese rezultojnë në Tiranë, 33, Gjirokastër 28 në Shkodër,  për të vijuar  me Durrësin e Korçën.

Sipas shtrirjes gjeografike, veriu rezulton me mbështetje më të ulët. Ministrja e Kulturës Elva Margariti e argumenton me faktin e pa rregullsive në aplikim.

Margariti cilëson si mangësi të aplikimeve me standarde europiane.

Digjitalizimi zë peshën kryesore në tipologjinë e projekteve fituese, pasohet nga trashëgimia kulturore. Ndërkohë që përqindjen me te vogël e ka baleti, teatri dhe artet pamore.

/abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!