Tragjedia e rëndë në Maqedoninë e Veriut në diskotekën në komunën Koçan, përtej dhimbjes, parashtron kërkesën e llogaridhënies intitucionale lidhur me sigurinë dhe dokumentacionin e këtij subjekti që solli 59 viktima.
Gazetari Arben Ratkoçeri u shpreh për ‘Ballkan Update’ se deri më tani ka ende të plagosur rëndë që po marrin kujdes shëndetësor në spitalet në vendet fqinje ku shumica prej tyre kanë pësuar djegie të gradës së rëndë. Sipas gazetarit, subjekti nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe se po vijon identifikimi i viktimave.
“Përqëndrimi më i madh i autoriteteve është për të lënduarit që një pjesë e tyre kanë djegie të rënda dhe janë shpërndarë në vendet e rajonit por edhe në Lituani dhe Austri.
Ka pasur raste sot dhe dje që janë paraqitur raste jo të rënda për ndihmë mjekësore, por për një numër mbi 50 janë të lënduar rëndë dhe janë në Bullagri dhe Serbi. Ata që janë në Maqedoni janë më lehtë. Catitë me asbest janë formë e mbulimit të çatisë gjatë ish- Jugosllavisë. Objekti është shumë i vjetër i viteve ‘80. Më herët qeveria ka financuar kulmet për t’i ndërruar qytetarët e Maqedonisë, pra i ka subvencionuar. Duhet të jetë e rrezikshme sepse dimë për efektet e asbestit.
Ne kemi një qeveri të re në Maqedoni, 8 muaj dhe shqetësimi më i madh është se arrestimet deri tani janë të ish qeverisë por ky objekt ka funksionuar edhe në këtë qeveri. Revolta dje u drejtua ndaj Komunës, Komisariatit të Policisë dhe në një lokal të pronarëve që thuhet se është i afërt me pushtetin aktual, jo rastësisht kapet tek fjala licensa, por për të aplikuar deri në licensë duhen disa institucione të tjera prej zjarrëfikësve pastaj në institucione të tjera. Debati më i madh se funksionari më i lartë i arrestuar është një shqiptar, ministër, por ndërkohë shkresat janë firmosur nga një sekretar jo nga ministri.”
/ abcnews.al