Disiplina nuk fal, pezullon presidentin e klubit të Superiores

schedule12:39 - 6 Qershor, 2020

schedule 12:39 - 6 Qershor, 2020

Pashk Laska, presidenti i Laçit, është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me katër ndeshje dhe do të jetë në provë për gjashtë muaj. Kreu i klubit kurbinas nuk ka qenë dakord me vendimet e gjyqtarit Juxhin Xhaja, në takimin me Teutën dhe shkak kanë qenë kartonët e verdhë të akorduar për tre lojtarë që rrezikonin sfidën me Vllazninë dhe tashmë e kanë humbur.

Komisioni i Disiplinës, i mbledhur sot, ka marrë vendimin e mëposhtëm: “Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. Të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”. /abcnews.al

 

Lojtaret e Lacit dhe presidenti Pashk Laska, duke festuar fitoren e kupes se Shqiperise

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!