Devolli e ka pësuar nga Komisioni i Disiplinës. Turbina pretendonte marrjen e fitores në tavolinë, por ka vetëm dënim fushe me katër ndeshje. Kjo për shkak të sjelljes së tifozëve. E ka pësuar portieri i Devollit, Hektor Mali, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Egnatia ia ka hedhur me një paralajmërim, por FSHF nuk e bën më dije shkeljen e bërë.
VENDIMET E DISIPLINËS – KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
Lojtari i KF Devolli Hektor Mali për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.
Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al