Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që trajton një nga figurat më të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare dhe përplasjet e brendshme në vitet e para të saj.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Sadik Premtaj përfaqësonte një opozitë të organizuar brenda Partisë Komuniste, e cila u godit ashpër për të shmangur përçarjen dhe për të garantuar unitetin e brendshëm të partisë së sapokrijuar.
Libri mbështetet në burime arkivore të panjohura më parë dhe sjell një analizë kritike të fatit tragjik të të rinjve që u konsideruan fraksionistë, duke hedhur dritë mbi një kapitull të errët të historisë politike shqiptare.
Mariglen Kasmi: Sadiku është opozitari i brendshëm i Partisë Komuniste. Fraksion, se për sa kohë doli me një program politik dhe krijoi një organizatë të re komuniste dhe i fundit sepse një nga arsyet që u godit fort grupi i të rinjve por sidomos dy drejtuesit e këtij grupi është fakti se ishte moment historik. Që Partia Komuniste e sapokrijuar nuk donte dhe s’mund të toleronte një opozitë dhe një përçarje të tillë menjëherë pas themelit të saj. Duhej që të godiste këtë grupim me qëllim që të siguronte unitetin e saj të brendshëm dhe duhet thënë se u arrit qëllimi. Partia Kominuste kalon në një lloj stabiliteti të brendshëm. Enveri e përmend gjithmonë Sadik Premtajn si krimineli, terroristi, tradhtari, pa i thënë asnjë herë çfarë krimi. Duhet parë edhe çfarë përfaqësonin të dy. Sadik Premtaj vinte në këtë histori me një mbështetje shumë të madhe në Vlorë, Anastasi ishte i formuar por nuk kishte mbështetjen që kishte Sadiku, ndaj kaloi në plan të parë për goditjen sepse rreziku vinte nëse kjo parti do të përçahej.
Lek Ndoji: Nga ana historike ne nuk jemi në atë historinë intertaitment, që duan politikanët, jemi në analizën kritike. Marengleni përdor disa burime në këtë libër, përdor burime arkivore, të pahapura, por duke futur edhe analizën, shkrimi bëhet intensive. Historiani është shkrimtar, të dijë të shkruajë. Duke bërë leximin, mora shënim emrat, ku shoh Simon Gjonin, ishte te aleatët, ishte në Bari erdhi u pushkatua. Anastas Lulo, u pushkatua, Kasem Trebeshina ka qenë pjesë e grupit të ekzekutimit. Sadik Staveleci, Perlat Rexhepi ka luftuar në Shkodër vetëm. Ramadan Citaku i del emri në çdo dokument, pushkatuar. Të gjithë këta janë grupi i të rinjve, të gjithë të vrarë.
Mariglen Kasmi: Grupi i të rinjve së bashku me grupin e Shkodrës, ishin dy grupet që morën lidhje me partinë komuniste jugosllave u kujdesën për ardhjen e dy emisarëve jugosllavë mund t’i quajmë edhe nismëtarët e partisë komuniste duke patur parasysh që kontradikta dihej se nuk po merreshin vesh. Grupi i të rinjve ndryshonte, ishin të shkolluar, aktiv dhe është grupi me të cilin do të përplaseshe menjëherë Mugosha, aty mungon emri i profesor Kristo Frashërit, është anëtar i grupit të të rinjve, është përjashtuar nga partia në të njëjtën ditë bashkë me Sadik Premtajn, Anastas Lulon e disa të tjerë. Dhe mori pushkën doli në mal luftoi si partizan. Dushan Mugosha nga formimi i tij, shquhet për arrogancë, fjalor banal, e distancon këtë grup e godet ashpër. Përplasja e parë vjen edhe si pasojë e mospërputhjes së këtyre personazheve me të. Citaku ishte anëtar i grupit të të rinjve por u bë njeriu më i afërt i Dushanit dhe këtu hyn edhe gjuha e komunikimit. Grupi i të rinjve me të drejtë, ka dalë lista është grupi që mund të quhet si opozita e parë brenda kësaj partie dhe që është grupi që mori edhe goditjet më të mëdha./abcnews.al

