Atletico Madrid pësoi një humbje të thellë mbrëmjen e djeshme në duelin e parë në Champions League kundër Bayern Mynich. Të besuarit e Diego Simeones u dorëzuan 4-0 në “Allianz Arena” kundër kampionëve në fuqi. Megjithatë tekniku madrilen e shikon me pozitivitet humbjen dhe vlerëson disa nga lojtarët e tij përpos rezultatit.
“Po largohem me shijen e hidhur të humbjes. Por po largohem me disa gjëra që do të na bëjnë mirë për të ardhmen. Nuk e di nëse kemi bërë shumë gabime ne apo kundërshtari ynë ishte më i fortë.
Më vjen mirë që ekipi u përpoq dhe nuk u dorëzuan deri në fund për të gjetur golin. Fuqia e kundërshtarit tonë ishte e dukshme dhe bëri diferencën”, deklaroi argjentinasi në konferencën pas ndeshjes.
“Bayerni është në një formë shumë të mirë dhe kanë një ekip të shkëlqyer. Por nuk duhet harruar performanca e mirë e Hector Herreras, Yannick Carrascos apo dhe e Marcos Llorentes. Ne luajtëm kundër kampionëve ballë për ballë dhe ato janë ekipi më i mirë në botë.
Edhe pse kishim rezultatin kundër ne vazhdonim të sulmonim. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam aq mirë ato. Nëse do t’i kishim shënuar ato mund të kishim një histori tjetër tani”, mbyll Simeone. /abcnews.al