Disfata e Liverpool, Klopp: Është faji im, ekipi nuk funksionoi sërish!

schedule13:29 - 22 Janar, 2021

schedule 13:29 - 22 Janar, 2021

Liverpool u shokua mbrëmjen e djeshme në shtëpi, pasi djemtë e Jurgen Klopp u mposhtën me rezultatin 0-1 nga modestët e Burnley. Tekniku gjerman nuk ishte aspak i kënaqur mbas sfidës, por e mori të gjithë peshën e humbjes në krahët e tij.

Ai deklaroi se është një moment i vështirë për ta dhe mungesa e golit ka sjellë  humbjen e besimit tek lojtarët e tij. “Ishte e pamundur që ta humbnim këtë ndeshje, por ja që e bëmë. Është komplet faji im. Është detyra ime që të sigurohem që djemtë kanë besimin e duhur për të luajtur.

Nuk funksionoi. E zotëruam ne topin dhe krijuam raste, por gabuam në finalizim. Këtë gjë e thashë dhe javën e kaluar dhe kur diçka nuk shkon duhet të përpiqemi më shumë”, deklaron gjermani.

 

“Do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishim shënuar gol, por nuk e bëmë. Kjo i jep më tepër besim kundërshtarit. Kemi kohë që nuk po shënojmë dhe të gjithë nuk e kanë më atë sigurinë që kemi patur. Kjo gjë ndodh në futboll dhe nuk është as hera e parë apo e fundit. Prej kësaj ndeshje duhet të mësojmë dhe të punojmë më shumë për tjetrën.

Kjo gjë nuk po ndodh se lojtarët e mi nuk janë të aftë, por duhet të jemi më cinikë. Kur duhet të shënojmë nuk e bëjmë dhe kjo na pengon më pas. Transferimi i parë? Këto nuk janë vendime që i marr unë. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëjmë diçka në merkato apo jo”, përfundon Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!