Disfata e dhimbshme ndaj Gjermanisë, David Luiz: U fshehëm për gjashtë muaj

schedule17:52 - 23 Maj, 2020

schedule 17:52 - 23 Maj, 2020

Në Brazil e kanë akoma të vështirë të pranojnë humbjen e rëndë në Botërorin e vitit 2014. Evenimenti organizohej në Brazil dhe luhej gjysmëfinalja kundër Gjermanisë, që nuk kursehej aspak dhe shkatërronte 7-1 skuadrën “Selecao’. Një disfatë historike, e paharrueshme dhe tepër e dhimbshme.

David Luiz është një nga fajtorët e asaj mbrëmje të errët për popullin brazilian, që mori emrin ‘Mineirazo’. Mbrojtësi i Arsenalit tregon për Globo Esporte se për rreth 6 muaj të gjithë u fshehën, pasi nuk e duronin dot turpin e madh.

Për gjashtë muaj, shumë prej ne futbollistëve u zhdukëm nga qarkullimi, kemi qëndruar të fshehur. Disa nuk donin të merrnin përsipër përgjegjësitë e tyre, madje as t’i ndanin. Për një kohë të gjatë më është dashur të duroja i vetëm peshën e asaj humbjeje.

Nuk ishim përgatitur për disfatë, nuk ishim gati për diçka të tillë. U futëm në fushë për fitore, Brazili futet gjithmonë për sukses në fushë. Pësuam golin e parë, pastaj të dytin dhe të tretin. Gjithçka po shkonte keq dhe situata u përkeqësua. Ishte një goditje e rëndë për të gjithë“, përfundon David Luiz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!