Bashkia Shkodër ka dhënë informacion mbi situatën përmbytjeve. Bëhet me dije se hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m). Ndërkohë, hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m).
Në bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e përmbytur 1585 Ha.
Njoftimi i plotë:
SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 09.01.2021,ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m)
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m)
- Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1585 Ha
- Tokë e pakultivuar 490 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha
- Grurë 55 Ha
- Bimë dekorative 40 Ha
5.Pemtore 2 Ha
Nj.A. Ana Malit
- Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
- Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 200 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha
- Grurë 20 Ha
- Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 245 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha
- Bimë dekorative 40 Ha
- Grurë 35 Ha
- UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
- Tokë e pakultivuar 5 Ha
- Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
- Tokë e pakultivuar 10 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha
- Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç
BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN.
KERKESE PER KOMISIONIN E EMERGJENCES CIVILE PRANE PREFEKTURES SHKODER
Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme :
-Makine ushtrie (për transport në rrugën Obot)
-Varke lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.)
K R Y E T A R
Voltana ADEMI