KORÇË- Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr fizik në qendër të qytetit të Korçës.
Ata janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin, ndërsa Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje të rinjtë për motivet e përplasjes, ndërkaq po punojnë për zbardhjen e rastit.