Bashkëthemeluesi i Nismës ‘Shqipëria Bëhet’ Endri Shabani komentoi zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Shabani tha se një prej zhvillimeve pozitive ishte që 10 për qind e shqiptarëve votuan ndryshe duke zgjedhur partitë e reja. Shabani tha gjithashtu se disa prej të rinjve zgjodhën egon personale dhe duhet të reflektojnë dhe kuptojnë që duhet të bëhemi bashkë.
“Më e rëndësishme është që 10 për qind e shqiptarëve kanë votuar për forcat e reja dhe kanë shkuar për bipolaritetin. Nuk ja dolëm ta maksimizojmë dhe kjo është për të reflektuar, por kemi diçka për të ndërtuar. Për herëe të parë është thyer miti dhe barriera që të rinjtë duhet të futen në parlament.
Janë më pak seç duhet të ishin dhe për shkak të votave sepse me 140 mijë vota mund të kishin shkuar 10 veta në parlament. Disa prej të rinjve zgjodhën egon personale, unë shpresoj të reflektojnë dhe të kuptojnë që tani duhet të bëhemi bashkë. Unë jam përfaqësues i një modeli që nuk përfaqëson sherrin, përçarjen por bashkimin. “ / abcnews.al


