Disa orë pasi u bë nënë, Arbenita Ismajli humb të atin

schedule15:44 - 25 Prill, 2021

schedule 15:44 - 25 Prill, 2021

Modelja shumë e komentuar, Arbenita Ismajli ka humbur babain si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e Arbenitës, Almedina.

Arbenita në orët e para të mëngjesit ditën e shtunë është bërë nënë për herë të parë, ndërkaq vetëm disa orë më vonë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.

Modelja postoi në Instagram një fotografi të babait duke shkruar disa fjalë prekëse: “Prehu në paqe babai im, shpresoj që zoti të bekojë me një vend në parajsë! Gjithmonë do të jesh në mendjen time! Ju lutem të gjithëve që gjithmonë të iu tregoni të dashurve tuaj se i dashuroni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju asnjëherë nuk do të dini se kur ata do të ikin”.

Kujtojmë që Arbenita është e martuar prej disa muajsh me reperin e njohur Fero. l.k/abcnews.al