Në Kosovë javën e shkuar mbyll sezoni futbollistik, ku Llapi fitoi Kupën e Kosovës dhe Prishtina u shpall kampione, me Dritën, që zuri një vend në Conference League. Pas kësaj FFK njofton se sot është mbledhur Komiteti Ekzekutiv, ku mes të tjerash është diskutuar edhe çështja e trukimit.
Në njoftimin e publikuar thuhet se ky, që sapo u mbyll ishte një sezon pozitiv, por nuk përjashton as mundësinë e ndeshjeve të trukuara dhe “tremb” klubet kur shkruan se disa ndeshje janë nën investigim.
“Komiteti Ekzekutiv analizoi dhe diskutoi për rrjedhën dhe përfundimin e garave në këtë edicion, duke konstatuar se garat patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë si dhe përfundim të mirë, duke mos përjashtuar faktin se disa ndeshje janë nën investigim”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e FSHF. /abcnews.al