Disa këshilla si të investoni në mënyrën e duhur paratë tuaja

schedule17:10 - 8 Gusht, 2022

schedule 17:10 - 8 Gusht, 2022

Investimi i parave shpesh nuk përfundon në mënyrën më të suksesshme dhe humbjet janë ato që vijnë para fitimit.

Por ka një mënyrë si të investoni të ardhurat tuaja në mënyrën e duhur dhe këshilltari financiar Jeff Rose tregon si mund të keni sukses.

Bëhet fjalë “Rregullin e Investimeve”, i cili tregon se sa kohë do t’i duhej një investimi për t’u dyfishuar, duke pasur parasysh një normë interesi konstante vjetore. Duke supozuar një kthim mesatar prej 10%, për shembull, investimet në aksione do të kërkonin 7.2 vjet për të dyfishuar vlerën.

Një llogari kursimi me yield-e të lartë me një normë interesi prej 1.05%, nga ana tjetër, do të dyfishohet në rreth 68.5 vjet. Prandaj, nëse doni të shumëfishoni paratë tuaja, një zgjidhje shumë e mirë është investimi i tyre.

Sigurisht që kur flasim për investime, ka shumë opsione. Por të fokusohemi në diçka shumë më të thjeshtë, dhe kjo janë investimet që mund të bëni vetë, me paratë tuaja.

  1. Mos huazoni, ky është një ligj suksesi
  2. Blini shtëpinë tuaj, mos merrni me qira
  3. Mos lini asgjë të prapambetur
  4. Nëse doni të blini diçka, blini shtëpi ose tokë
  5. Asnjëherë mos merrni kredi konsumatore
  6. Ndërtoni kompaninë tuaj. /abcnews.al