Një tjetër autobus i linjës së Unazës së Re “Green Line” është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm.
Nga të dhënat e para të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra autobusi është përplasur me një makinë të vogël.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Kujtojmë se një tjetër autobus i së njëjtën linjë disa javë më parë përfundoi në Lanë ndërsa ishte plot me njerëz.
Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e 29 prillit në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.
Lexo edhe: VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës përfundon në Lanë, poshtë tij një makinë
Shkak i aksidentit të parë ishte edhe shpejtësia e lartë e autobusit. Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para Benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka pasur dhe 5 persona të lënduar, dy pasagjerë të makinës dhe 3 që ishin në autobus. Fatmirësisht nuk pati viktima.