Disa gazetarë pohojnë se marrëdhënia e çiftit Ronaldo-Rodriguez ka marë fund

schedule17:59 - 25 Prill, 2023

schedule 17:59 - 25 Prill, 2023

Giovanna Gonzalez, një gazetare në emisionin televiziv Socialite, tha se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në prag të ndarjes. Gonzalez pohon se ka shumë probleme të vështira në marrëdhënien e çiftit.

“Ka shumë arsye për ndarje. Do ta kenë të vështirë ta kapërcejnë krizën, sepse ka shumë për të ndryshuar. Njëra palë është e mërzitur nga ajo që po bën tjetra. Ata nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët”.

Siç raportohet nga Socialite, ylli i Al-Nassr është lodhur nga stili i jetesës së Georgina Rodriguez. Aktualisht në Riad, Ronaldo raportohet se po kalon gjithnjë e më shumë kohë larg familjes, gjë që ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit.

Në emisionin portugez Noite das Estrelas, një mike e ngushtë gazetare e nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro, deklaroi së fundmi:

“Për Cristiano tani është një moment i vështirë, sa më larg të jetë nga nëna e tij, aq më pak i përmbajtur është. Ne e kuptojmë pse ai po largohet gjithnjë e më shumë nga familja e tij.Gjëja më e keqe është se ajo mendon se është në të njëjtin nivel me Cristiano. Ka të ngjarë që ata të ndahen, realiteti është se Cristiano është i ngopur”.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë përfolur për një lidhje që kur u bënë çift shtatë vjet më parë. Pavarësisht raporteve për një krizë në marrëdhënie, Georgina dhe Ronaldo mbeten së bashku dhe po rritin pesë fëmijë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!