Disa ditë pushim për Kjaer, përmirësohen Ibrahimovic dhe Giroud

schedule16:53 - 20 Shtator, 2021

schedule 16:53 - 20 Shtator, 2021

Milani vazhdon ta ketë të mbushur infermierinë, e cila nuk ka gjasa të zbrazet në kohë për ndeshjen e mesjavës. Për të “plagosurit” e fundit, Simon Kjaer, ekzaminimet përjashtuan një dëmtimet, por do t’i duhen pak ditë pushim. Dëmtim i ngjashëm me atë të Calabria, i cili gjithashtu do të mungojë në një ose dy ndeshje të tjera.

Lajme të mira vijnë për dy qendërsulmuesit, Ibrahimovic dhe Giroud, pasi mësohet se gjendja e tyre është përmirësuar.

Të dy lojtarët kanë filluar të vrapojnë në fushë në mënyë individuale. E vështirë, por jo e pamundur, për t’i parë në skuadër për ndeshjen ndaj Venecias në mesjavë.

Gjithçka e pasigurtë për Krunic dhe Bakayoko. Për të dy, janë planifikuar ekzaminime të reja në javën e ardhshme, e më pas të përcaktohet më qartë se kur mund të jenë në dispozicion të Piolit. /abcnews.al/