U përfol shumë dhe klubet ishin ne negociata të avancuara, por nga Spanja vjen lajmi se shkëmbimi mes Saul Niguez dhe Antoine Griezmann ka dështuar dhe operacioni është mbyllur pa sukses.
Katalanasja ARA bën me dije se është Barcelona ajo që është tërhequr nga bisedimet. Shkaku ka qenë se Atletico Madrid nuk pranoi të paguante diferencën mes lojtarëve me para në dorë, si dhe kërkoi që Barcelona të paguante një pjesë të pagës se Griezmann.
Duke parë këtë situatë, Barcelona ka dalë menjëherë nga tratativat dhe do duhet të shohë mundësi të tjera në treg. Nga ana tjetër edhe vetë Saul është më i prirur drejt një aventure në Premier Legaue. /abcnews.al