Disa arsye pse studentët e dobët janë më të suksesshëm

schedule12:53 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:53 - 13 Korrik, 2020

Shumë prindër përpiqen t’i bindin fëmijët e tyre se notat janë të rëndësishme, dhe kur ata marrin rezultate të dobëta, i detyrojnë të studiojnë më shumë.

Por, shpesh notat nuk kanë rëndësi, pasi shpesh fëmijët që nuk kanë patur rezultate të mira në shkollë, kanë arritur të jenë më të suksesshëm. Bright Side ka renditur disa arsye përse ndodh kjo gjë, shkruan abcnews.al.

Atyre nuk iu interesojnë notat

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Për shumë studentë të shkëlqyer, notat janë një shenjë suksesi: nëse ata kanë nota të mira, kjo do të thotë se ata kanë arritur diçka. Studentëve të dobët nuk iu duhen notat për të treguar se janë të suksesshëm. Kur ndjekin qëllimet e tyre, ata nuk kërkojnë vlerësimin e njerëzve të tjerë, ata kujdesen më shumë për atë se sa të kënaqur janë me çfarë kanë arritur.

Nuk përpiqen të krijuar një përshtypje të mirë

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Për studentët e mirë, shpesh është shumë e rëndësishme të krijojnë një përshtypje të mirë tek mësuesit. Kjo është arsyeja pse ata përpiqen të jenë aktivë, edhe kur nuk janë të interesuar për një temë të caktuar.  Ndërsa studentët e dobët nuk përpiqen që t’i bëjnë përshtypje askujt. Edhe pse i respektojnë mësuesit, shpesh ata nuk i bëjnë gjërat që nuk duan t’i bëjnë.

Nuk i përmbahen rregullit “të bësh gjithçka vetë”

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Në krahasim me studentët e mirë që i përmbahen rregullit “nëse dëshiron diçka, bëje vetë”, ata të dobët marrin atë që dëshirojnë nëpërmjet njerëzve të tjerë.

Nuk duan t’ja dinë nëse janë të papërsosur

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Shpesh disa njerëz i përmbahen rregullit “nëse e bëj diçka, e bëj në mënyrë të përsosur ose fare”. Por kjo është shumë e vështirë pasi të jesh i suksesshëm në çdo fushë thjesht nuk është e mundur.

Ata kryejnë aktivitete të tjera përveç detyrave të shtëpisë

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Studentët e dobët e kalojnë kohën e tyre të lirë ashtu siç ata duan: duke lexuar, dëgjuar muzikë, kërcyer apo gjëra të tjera. Sipas psikologëve, studentët me rezultate të shkëlqyera e kanë të vështirë për t’u çlodhur pasi janë gjithmonë të tensionuar jo vetëm mendërisht, por edhe psikologjikisht.  Fatkeqësisht, ky është një problem që i ndjek ata edhe kur të rriten: ata shpesh ndjehen të shqetësuar sepse kanë frikë të mos i binden pritjeve të njerëzve të tjerë.

Ata i pranojnë dështimet

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Studentët e dobët janë mësuar të marrin nota të dobëta dhe të mira. Për ta një notë e keqe nuk është fundi i botës. Ata arrijnë ta menaxhojnë stresin dhe situatën që kanë shkaktuar nga gabimet shumë mirë.

Ata janë të gatshëm të ndërmarrin risqe

8 arsyet pse studentët e këqij shpesh fitojnë më shumë sesa studentët A

Njerëzit që nuk janë shumë të suksesshëm në shkollë përshtaten me situata të ndryshme gjatë gjithë kohës. Ata nuk e jetojnë jetën sipas planit të prindërve, ata arrijnë t’i menaxhojnë më mirë gabimet e tyre. /abcnews.al/