Disa arsye pse nuk gjeni një partner

schedule13:31 - 10 Qershor, 2023

schedule 13:31 - 10 Qershor, 2023

Nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar, veçanërisht nëse e kupton se është një situatë shumë më e mirë se një marrëdhënie abuzive ose joadekuate. Në fund të fundit, kërkime pas kërkimesh me kalimin e kohës vërtetojnë se beqarët shpesh janë më të lumtur. Megjithatë, nëse vërtet dëshironi të gjeni një partner dhe kjo duket shumë e vështirë, ne kemi një lajm për ju: Në epokën e rrjeteve sociale, nuk jeni përjashtimi, por rregulli.

Sipas psikologes Roxy Zarrabi, ka disa zakone që mund të sabotojnë jetën tonë të dashurisë, por për fat, nëse i njohim dhe punojmë për to, mund t’i parandalojmë në të ardhmen.

Gjithçka është çështje qasjeje dhe pesë këshillat, sugjerimet, pyetjet na ndihmojnë të arrijmë të ndryshojmë drejtim, nëse kjo është ajo që kërkohet. Ato patjetër do t’ju kursejnë kohë.

  • – A e dini se çfarë kërkoni tek një person dhe çfarë nuk do të toleronit? Nëse nuk e dini se çfarë dëshironi, mos prisni ta gjeni.
  • – Mos u fokusoni në të ardhmen dhe atë që dëshironi të ndodhë, por në të tashmen.
  • – Mendoni se si ndiheni kur nuk jeni me personin me të cilin po dilni.
  • – Mos kini frikë, bëni të qarta nevojat tuaja që tjetri t’i njohë që në fillim dhe nëse nuk shkon bashkë, mos e humbni kohën pa arsye.
  • – Mos supozoni që në fillim se tjetri ka të njëjtin mendim për marrëdhëniet dhe çfarë do të thotë ekskluzivitet, ndaj sigurohuni që të bëni një bisedë përkatëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!