Direkt pas ndarjes, Pique fotografohet me një grua bjonde në një festë në Suedi

schedule15:40 - 20 Qershor, 2022

schedule 15:40 - 20 Qershor, 2022

Ndarja e Gerard Pique-s me Shakirën mund të ketë habitur shumë, por jo çiftin, i cili tashmë prej disa muajsh ishte i ndarë, siç kanë treguar njerëzit e afërt.

Që në momentin që u publikua lajmi, qarkulluan shumë zëra për jetën private të qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili sipas tabloidëve po shijon një stil jete intensive.

Siç raporton “Socialite”, Pique ka udhëtuar drejt kryeqytetit suedez të Stockholmit për arsye biznesi dhe më pas ka shkuar në një festë të mbushur plot me njerëz të famshëm.

Ngjarja në të cilën mori pjesë ishte samiti ndërkombëtar i quajtur ‘Mendjet e shkëlqyera’, një kongres që bashkon të gjitha llojet e personaliteteve nga të gjitha anët e globit.

Pique u ftua nga CEO i “Spotify”, Daniel Ek, i cili së fundmi arriti një marrëveshje sponsorizimi me Barcelonën.

Influencuesja Katrin Zytomierska zbuloi disa detaje nga festa, duke konfirmuar se Pique ishte aty së bashku me një grua bionde.

“Pique kishte veshur një xhup të zi, si gjithë të tjerët”, tha ajo për “Socialite”.

“Është një festë shumë e veçantë në Stockholm. Nuk ishte shumë vonë, ora 12 e natës.”

Sipas deklaratave të saj, Pique u takua me Alicia Keys, Naomi Campbell dhe Edward Norton, si dhe ndikues të tjerë dhe biznesmenë të rëndësishëm.

Telefonat celularë nuk ishin të ndaluar në festë dhe mund të bëheshin foto dhe video./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!