“Morëm atë që e bëri futbollin magjik”, Messi: Te PSG për të fituar, luaj me më të mirët

schedule11:40 - 11 Gusht, 2021

schedule 11:40 - 11 Gusht, 2021

Lionel Messi është goditja e madhe e PSG këtë verë, pas afrimeve të bujshme të Sergio Ramos dhe Gigio Donnarumma me parametra zero.

E njëjta strategji edhe me Wijnaldum, ndërsa Achraf Hakimi u ka kushtuar francezëve 60 milion euro.

Messi ditën e djeshme zbarkoi në Paris dhe përshëndeti fansat, që të shumta kishin dalë ta prisnin në aeroport. Sot sulmuesi argjentinas ka dalë edhe para mediave, në konferencën për shtyp të organizuar nga PSG, krah presidentit Nasser Al Khelaifi.

Presidenti i PSG foli i pari: “Jam krenar që prezantoj Messin, Është ditë historike për klubin dhe për futbollin botëror. Të gjithë e dinë se është vetëm një lojtar që e ka fituar Topin e Artë 6 herë. Messi e ka bërë futbollin magjik dhe është një fitues”.

“10 vite më parë thonin se çfarë do të bëjmë në klub. Kishim një projekt dhe jemi krenarë për atë që kemi bërë. Kemi arritur marrëveshjen me lojtarin më të mirë në botë. Leo, dua t’ju falënderoj ju, babanë e tij Jorge dhe ekipin e tij, ekipin tim, Leonardon. Jam krenar për punën e bërë, flas nga thellësia e zemrës. Ju uroj mirëseardhjen te PSG dhe shoh që fëmijët tuaj janë të lumtur këtu”.

 

“Ne kemi ndjekur nga dita e parë rregullat e FFP. Para se të veprojmë ekipi ynë financiar kontrollon gjithçka. Ne kishim kapacitetin për të firmosur me Messin dhe do të ndjekim gjithmonë rregullat”.

LEO MESSI – “Përshëndetje të gjithëve, Dua të falënderoj presidentin për fjalët e tij dhe të them se jam shumë i lumtur. Largimi nga Barcelona ishte shumë i vështirë, por jam shumë i lumtur që bashkohem me PSG, një klub me ambicie dhe me një ekip të nivelit të lartë, ku luajnë lojtarë më të mirë. Negociatat ishin shumë të shpejta dhe serioze, menjëherë pas deklaratës së Barcelonës të enjten e kaluar.

Kam ardhur këtu me dëshirën për të fituar. Po shijoj gjithçka për momentin dhe mezi prej të stërvitem, të takoj shokët e rinj të skuadrës, trajnerin dhe të nis këtë fazë të re në karrierën time. Faleminderit klubit për mënyrën se si më ka pritur. Shpresoj të vazhdoj të fitoj në këtë klub, që ka shumë ambicie. E di që të gjithë do të japin maksimumin për të fituar. Qëllimi im është të rritem, të fitoj tituj dhe shpresoj të kemi sukses së bashku. Falënderoj edhe njerëzit këtu, pasi pritja nga ata në qytet ishte befasuese. Jam i sigurt se së bashku do të luftojmë për të arritur objektivat që ka vënë klubi.

Neymar e Mbappe në ekip? Do të jetë mirë të jesh në gjendje të jesh çdo ditë me këtë ekip, që ka me të vërtetë lojtarë të mëdhenj. Ka pasur shumë afrime dhe kishte po ashtu lojtarë cilësorë më parë. Kështu që do të luaj me më të mirët dhe kjo është e mrekullueshme.

Debutimi me PSG? Nuk e di kur do debutoj, por vij nga një periudhë pushimesh. Gjithsesi nuk e kam ndalur në asnjë moment stërvitjen. Do të flas me stafin teknik, por sigurisht që më duhet pak stërvitje në fillim. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe shpresoj të jem gati sa më shpejt, pasi me të vërtetë e dua diccka e tillë”.

 

Kalimi nga Barcelona te PSG? Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar ishte e vështirë nga ana emocionale. Nuk dua të lë pas gjithçka që kam përjetuar, por jam i kënaqur për këtë fazë të re që po nisi, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ana familjare. Duhet të jem gati shpejt për PSG-në”.

“Tifozët? Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për gjithë këta njerëz që më mirëpritën në një mënyrë të çmendur. Jam i sigurt që do të kemi një vit të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që tifozët të përfitojnë nga ardhja ime këtu”.

“Champions League? Nuk është e lehtë, ndonjëherë mund të kesh ekipin më të mirë dhe në fund nuk e fiton sepse futbollin e vendosin detaje të vogla. PSG iu afrua shumë fitores së Champions League dhe nuk e fitoi, edhe pse kishte ekipe të forta. Është një kompeticion ku luajnë më të mirë dhe është me të vërtetë e vështirë të fitosh.

Nuk e di se çfarë mund të na mungojë, por duhet të jemi grup i bashkuar. Nga jashtë mund të shoh dhe të them që keni nevojë për pak fat, që gjithmonë duhet në futboll. Ka ndodhur në të shkuarën që ekipet më të mira nuk mundën ta fitonin Champions League dhe kjo është ajo që e bën këtë kompeticion të madh dhe të veçantë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!