Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA

schedule15:30 - 27 Korrik, 2021

schedule 15:30 - 27 Korrik, 2021

59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri, i cili zgjati 37 javë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi është kapërcim i madh, një inkurajim dhe motivim i merituar për këta të rinj, si oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Peleshi theksoi se objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet që sistemit të edukimit ushtarak t’i jepet një vizion i ri, duke e kthyer këtë sistem në laborator të përpunimit të mendimit teorik ushtarak, ndërsa fushat, poligonet dhe terrenet e stërvitjes, në praktika eksperimentale. Ai ndau me të pranishmit edhe planin e punës, për të cilin po punohet me drejtues dhe stafin e Akademinë e FA për vitin e ardhshëm akademik.

Ministri deklaroi se kjo ambicie do të shkojë më përpara duke e kthyer këtë akademi, sipas modelit “West Point”, e cila në një të ardhme të afërt apo afatmesme të mund të prodhojë oficerë të cilët dalin me një diplomë mundësisht ekuivalente sikur të kenë studiuar në “West Point”, apo në akademi të tjera më prestigjioze të SHBA dhe të vendeve të NATO./ Abcnews.al