Diplomë e nderime, karriera unike e Mimozës në Francë

schedule17:30 - 16 Korrik, 2019

schedule 17:30 - 16 Korrik, 2019

19-vjeçarja shqiptare në Francë, Mimoza Shabani ka mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera. Por familja e saj në çdo moment është në rrezik për dëbim, pasi shteti francez i ka mohuar kërkesën e saj për azil.

Adoleshentes shqiptare i janë dashur vetëm 4 vite që të mësonte gjuhën dhe të arrinte rezultate të shkëlqyera në shkollë. Mimoza është shumë krenare për rezultatet e arritura dhe shprehet: “Për mua ishte një sfidë për të treguar se unë mund të bëj diçka si çdo francez tjetër, por në fillim e kisha të  vështirë që të përshtatesha sepse kur kam ardhur në Francë isha vetëm 15-vjeçar. E kisha të vështirë të bëja miq, pasi nuk e kuptoja gjuhën… “

Prindërit e saj, motra dhe vëllai lanë gjithçka pas dhe ikën drejt Francës pasi jeta e tyre ishte në rrezik në Shqipëri.

E ndihmuar nga një shoqatë, familja u vendos në Brest, ku adoleshentja mësoi gjuhën mbylli kolegjin dhe vitin që vjen dëshiron që të vazhdojë studimet për mjekësi.

Por familja shqiptare nuk ka të drejtë qëndrimi në Francë.

Mimoza dhe familja e saj është nën kërcënimin e largimit nga territori francez në çdo kohë: “Ndihem më mirë këtu, ndihem e mbrojtur, kam ndërtuar një jetë të re, nuk dua të kthehem pas”.

“Ajo nuk ka të drejtë për të punuar, nuk ka siguri sociale, ka kontradikta të tmerrshme “, denoncon Marie-Claude Salmon, anëtare ë shoqatës “Digemer”, e cila shoqëron Mimoza.

Javën e ardhshme, shoqata ka lënë një takim në Prefekturën e Finistère, për të kuptuar se cili do jetë vendimi që do marrë për familjen shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!