Diplomati rus tregon arsyen e shtyrjes së bisedimeve Rusi-SHBA për armët bërthamore

schedule19:53 - 29 Nëntor, 2022

schedule 19:53 - 29 Nëntor, 2022

Një ditë më parë Moska njoftoi shtyrjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e armëve bërthamore.

Ndërkohë sot, diplomati rus, tha se vendimi i Moskës për të shtyrë bisedimet me SHBA-në është bërë për shkak të tensioneve lidhur me Ukrainën.

“Ne po përballemi me një situatë kur kolegët tanë amerikanë nuk po tregojnë se janë të gatshëm të dëgjojnë sinjalet tona dhe as të marrin parasysh prioritetet tona”, tha ai për gazetarët në Moskë.

Bisedimet SHBA-Rusi ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë kësaj jave, shkruan gazeta ruse Kommersant, duke cituar ambasadën amerikane. Mësohet se zyrtarë nga dy vendet do të zhvillonin takime në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor. Dy delegacionet do të diskutonin rifillimin e inspektimeve sipas traktatit të ri te reduktimit armëve bërthamore START.

Traktati i ri START midis SHBA-së dhe Rusisë u shty vitin e kaluar edhe për pesë vjet të tjera. Qëllimi i traktatit është të zvogëlojë armët bërthamore strategjike të zotëruara nga dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

Ambasada amerikane në Moskë: Rusia dhe SHBA kanë mënyra për të menaxhuar rreziqet bërthamore Rusia dhe SHBA-të kanë mënyra për të menaxhuar rreziqet bërthamore në nivelin e inteligjencës, i tha i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti pak kohë më parë në Moskë duke shtuar se aktualisht nuk ka takime të planifikuara./Abcnews.al/