Diplomati Hale në Serbi: Palët të kthehen në tryezën e bisedimeve

schedule14:39 - 8 Mars, 2019

schedule 14:39 - 8 Mars, 2019

I dërguari i Uashingtonit, David Heil, ndodhet në Serbi për të porositur për ndalimin e provokimeve dhe kthimin në dialogun mes palëve. Beogradi e cilësoi si një platformë lufte, platformën e përbashkët për dialog që u miratua të enjten në parlamentin e Kosovës.

David Heil, nënsekretari amerikanë për punë politike, ka arritur në Serbi për të cuar mesazhin për ndalimin e provokimeve nga të dyja palët dhe kthimin në dialog. Këtë porosi e ka sjellë edhe në Beograd, optimist se brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja. Kaq është bërë e ditur në njoftimet për shtyp.

Por, politikani amerikan ka arritur në mes ngjarjes që përcojnë tension.

Serbia reagoj në platformën e Kosovës duke e quajtur një platformë për luftë që të vetëm gjë kërkon është njohja e pavarësisë. Reagimet kanë nisur një ditë më parë.

Marko Gjuriç, Shef i Zyrës për Kosovën: “Platforma nuk përmend asnjë moment të drejtat e serbëve, kishat apo pronat, por kërkohet njëfarë dëmshpërblimi i luftës, mbase për qindra mijëra serb të dëbuar, për djegien e çdo prone dhe vrasjen e mijëra bashkëkombasve tanë?”

Pas largimit të Heil nga Presidenca vazhdoi puna dhe gjithçka u sqarua në rrejtet sociale. Drejt Presidencës nxitimthi u mblodhën njerëzit e rëndësishëm për sigurinë pasi Presidenti, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare për ta diskutuar platofrmën për një përgjigje të fortë të Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Serbia tani do të ketë reagim të qetë, por kjo është goditje ndaj dialogut.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Presidenti, Aleksandër Vuçiç, ministri i jashtëm dhe unë të dielen do të takohemi edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse për të diskutuar pasi kjo paraqet fundin e dialogut”.

Diplomacia amerikane ka sjellë insistimin për një zgjidhje për Kosovën dhe ulje tensionesh, pavarësisht se kjo duket e vështirë në një ditë të tillë. /abcnews.al