Diplomatët nga SHBA dhe Rusia do të takohen të enjten në Stamboll

schedule13:46 - 26 Shkurt, 2025

schedule 13:46 - 26 Shkurt, 2025

Delegacionet nga SHBA dhe Rusia do të takohen nesër, më 27 shkurt, në Stamboll.

Të dyja palët do të diskutojnë çështjen e rihapjes së ambasadave të njëra-tjetrës, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i Kremlinit dha sinjalin mëngjesin e sotëm, duke deklaruar se po bëhen përgatitje për bisedime në nivel ekspertësh mes Rusisë dhe SHBA-së, si vazhdim i takimit të mbajtur javën e kaluar nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve dhe pas bisedës telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti se ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë që Putin dhe Trump do të takohen ballë për ballë, por pasi të jenë bërë të gjitha përgatitjet, por shtoi se për momentin nuk është vendosur as vendi dhe as koha e takimit.

Sipas Peskov, të dy liderët mund të kenë një tjetër bisedë telefonike nëse është e nevojshme, megjithëse nuk ka plane për këtë për momentin. “Po përgatiten kontakte në nivel ekspertësh përmes ministrive të Jashtme”, sqaroi zëdhënësi i Kremlinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!