“Diplomacia palestineze” e Erdogan

schedule11:25 - 23 Tetor, 2023

schedule 11:25 - 23 Tetor, 2023

Shtypi turk e ka cilësuar një “pikë në oqean” rezultatin e Samitit të Paqes të mbajtur ditën e djeshme në Kajro, ku Turqia përfaqësohej vetëm nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan.

Erdogan mund të ketë munguar në Kajro, por ai bëri një lëvizje të fortë diplomatike nga vendi i tij. Në kuadër të “diplomacisë së Turqisë për Palestinën”, siç e quajnë mediat turke, Erdogan ka pasur zhvilluar një bisedë me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Haniya.

Presidenti turk tha se Turqia po bën përpjekje për të siguruar që ndihma humanitare të hyjë në Gaza, që të plagosurit të mund të trajtohen në Turqi nëse është e nevojshme dhe se po përpiqet të arrijë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, raporton abcnews.al.

Ai tha gjithashtu se një zgjidhje e përhershme për çështjen Izrael-Palestine nuk mund të arrihet pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet dhe se Turqia do të vazhdojë të luftojë ndërkombëtarisht për paqe të përhershme.

Erdogan ka biseduar gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë takimit, ata diskutan për situatën në Gazë, se çfarë masash duhet të marrin për të parandaluar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për qytetarët e pafajshëm.

Erdogan deklaroi se qëndrimet e vendeve perëndimore po shtojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza dhe se dështimi i përpjekjeve të tyre për të ndaluar Izraelin do të çojë në pasoja të pariparueshme.

Ai theksoi se Perëndimi dhe opinioni publik botëror duhet të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë fund tragjedive humanitare.

“Nëse një armëpushim nuk mund të arrihet brenda 24 orëve, nëse sulmet nuk ndalen, nëse bombat vazhdojnë të vrasin të pafajshmit, Turqia duhet të ndërhyjë shpejt dhe të bëjë atë që kërkohet nga përgjegjësia e saj historike, humanitare dhe fetare.

Na takon ne të marrim përsipër misionin e mbrojtjes së Gazës”.

“Është trashëgimia e të parëve tanë”, tha ai.

Madje Bakhceli shton se sulmet brutale në Gaza kanë arritur në nivelin e gjenocidit kanë kaluar tashmë kufijtë e durimit dhe tolerancës. Mirëpo, Erdogan ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Përveç luftës Rusi-Ukrainë, ata diskutuanedhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe krizën humanitare në rajon.

Presidenti Erdogan deklaroi se proceset e konfliktit në rajon, veçanërisht konflikti izraelito-palestinez, mund të zgjidhet me mjete paqësore dhe se Turqia do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për ta arritur këtë, raporton abcnews.al.

Zelensky tha se Erdogan e siguroi atë se Turqia do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë javën e ardhshme në Maltë.

Rusia nuk pritet të marrë pjesë, por Zelensky shpreson se do të fitojë mbështetje për planin e tij të paqes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!