Analistja nga Prishtina, Besa Luzha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News foli për çështjen e dinarit dhe vizitës së Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, në Kosovë.
Luzha u ndal të kryeministri Albin Kurti, ku tha se po tregohet i pabindur dhe se sjellja e tij po dëmton raportin e Kosovës me aleatët.
“Ne jemi dëshmitar të takimeve që ndodhin në Kosovë, me zyrtarë e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Ka pasur takime dhe përpjekje të tyre për tre çështje, vendimi për Manastirin, Asociacionin dhe për Dinarin. Nuk është se s’ka komunikim, por lëvizje nga qëndrimi i Kurtit.
Ne nuk kemi kushtet s’kemi ku shkojmë. Nëse duhet të rrimë në këtë rrugë, duhet të sakrifikojmë nga qëndrimet e mëparshme. Në politikë gjithmonë duhet të mendohet për të mundshmen dhe jo për të pamundshmen, pasi s’kemi zgjidhje tjetër. E sidomos kjo në kushtet tona. Kosova s’mund të ketë stabilitet pa ndihmën e aleatëve dhe Shteteve të Bashkuara.”, tha ajo.
Ndër të tjera analistja Luzha tha se “Escobar shprehet se kryeministri Kurti do e rishikojë çështjen e dinarit. Nga perspektiva e zbatimit të rregullore s’kemi parë veprime të bankës qendrore një lloj koordinimi, por nuk besoj se do tërhiqet komplet vendimi pasi është zbatim i ligjit. Një lloj përgjigje kanë pritur nga Kurti.
Nuk është çështje politike, por teknike se si rregullon banka qendrore. Mënyra se si duhen legalizuar edhe pagesat që vijojnë nga Serbia. Ka një lloj keqkuptimi të dhe zbutje të marrëdhënieve pas vendimit të djeshëm. Banka qendrore duhet të japë vendimin për pezullim ose jo.
Është e natyrshme që të përdoret ajo gjuhë për të rritur presionin ndaj institucioneve që ky vendim të rregullohet. Askush nuk ka thënë se vendimi është i paligjshëm.” /abcnews.al