Dinamos shkëputet në vendin e parë, pas fitores kundër Korabit me rezultatin e ngushtë 1-0. Blutë e kryeqytetit kanë shkuar në kuotën e 20 pikëve, duke lënë pas vetes dibranët dhe Burrelin.
Vendimtar ishte braziliani Diogo Maranhao, i cili në fillim të pjesës së parë shënoi përmes një penalltie. Korabi u mundua të barazonte dhe rrezikoi në minutat shtesë me Ismailaj, por pa sukses.
Tre pikët vlejnë shumë, sidomos kur Burreli dhe Besëlidhja janë ndalur në transferta. Matjanët shënuan të parët kundër Orikut me anë të Dedgjonajt, por Çaushaj e shmangu humbjen e skuadrës së tij.
Në Shkodër Veleçiku ndali Besëlidhjen. Pelinku ndëshkoi lezhjanët, të cilët më parë kishin realizuar me Ruqin. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E enjte, më 24 dhjetor, ora 13:30
Dinamo-Korabi 1-0
Shënues: Diogo Maranhao (pen.) 53’
Oriku-Burreli 1-1
Shënues: Çaushaj 55’/ Dedgjonaj 44’
Veleçiku-Besëlidhja 1-1
Shënues: Pelinku 64’ / Ruqi 38’