Dinamo do të ketë sponsor teknik të ri për sezonin e ri futbollistik. Blutë e kryeqytetit do të vishen me “Macron” dhe këtë e kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“FK Dinamo vishet me “Macron”. 18 herë kampionët e vendit kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin zyrtar në Tiranë të veshjeve sportive. Që prej sezonit 2020-2021, blutë do të prezantohen me një imazh ndryshe në fushën e lojës.
Kujtojmë se kompania italiane “Macron” prej disa vitesh ka një bashkëpunim të suksesshëm edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit. Fanellat e reja të Dinamos, shumë shpejt do të jenë edhe në shitje për tifozët blu, pranë dyqaneve Macron”, njofton klubi blu. /abcnews.al