Dinamo është futur në presion të madh, sidomos pas humbjes së djeshme kundër Teutës. Blutë tani janë në luftë për mbijetesë, pasi i ka barazuar me pikë edhe Egnatia.
E premtja ndërkohë i rikthen në fushën e blertë dhe përballë do të kenë Partizanin që i eliminoi nga Kupa e Shqipërisë.
Për trajnerin Devolli do të kthehen nga pezullimi dy futbollistë. Indrit Prodani dhe Lancinet Sidibe e kanë shlyer pezullimin dje.
Gjithsesi sërish Dinamo nuk do të jetë e plotë dhe stafi teknik duhet të mendojë për të gjetur një zgjidhje për mungesën e Aleksandar Sofranac.
Malazezi është ndëshkuar me karton të verdhë kundër Teutës dhe humbet derbin kundër Partizanit. Devolli mund të zhvendosë në mbrojtje Demirin ose Sidibe. / abcnews.al