Dinamo-Laçi rikthen kampionatin, “Elbasan Arena” hap dyert në mbrëmje

schedule09:05 - 17 Shtator, 2021

schedule 09:05 - 17 Shtator, 2021

Abissnet Superiore rikthehet në fushë, teksa sot luhet dueli i parë i javës së dytë të kampionatit. Dinamo pret Laçin në “Elbasan Arena” prej orës 19:45 dhe ndeshja transmetohet në Supersport si zakonisht.

18 herë kampionët e vendit e kanë nisur mbarë kampionatin, me një fitore në Kamzë kundër Kastrioti. Stephen Chinedu realizoi dy gola në debutimin e tij në Superiore dhe do tentojë të ndëshkojë edhe Laçin sot.

Për kurbinasit nisja nuk ka qenë aspak e mirë. Bardhezinjtë u mundën në shtëpi nga Vllaznia, madje pësuan 5 gola dhe rrjetat e tundura nga Zarubica (2) dhe Lushkja nuk patën vlerë.

Dinamo gjithsesi e vlerëson maksimalisht ekipin kurbinas dhe për ta ky është një test force, pasi siç dihet Laçi gjatë verës pati një aventurë të mirë në kupat e Europës, duke shkuar deri në turin e tretë të Conference League. / abcneës.al