Dinamo ka harruar të fitojë, Egnatia fiton dhe zhyt blutë drejt rënies

schedule18:40 - 2 Prill, 2022

schedule 18:40 - 2 Prill, 2022

Në “Elbasan Arena” është mbyllur ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, ku këta të fundit kanë arritur të sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, ku nga një gol për secilën pjesë i kanë mjaftuar rrogozhinasve.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dominuar lojën ndaj bluve të Rodolfo Vanolit, teksa që në minutën e 27-të u zhbllokua sfida, ku Pedro Agusto gjen rrugën e rrjetës me një supërgol, por festën mendon t’ia prishë VAR, pasi sulmuesi më parë kishte shkaktuar fall ndaj lojtarit të Dinamos.

Përsëri Pedro do të rrezikonte portën e Hazirajt, por nuk tregohet i saktë në goditjen finale të topit. Goli për rrogozhinasit prej minutash sillej, dhe do të vinte në 44’ kur Ilirid Ademi do të ndëshkonte blutë e Vanolit, me pjesën e parë që do të mbyllej kështu me avantazhin e rrogozhinasve.

Pjesa e dytë do të shikonte Dinamon më këmbëngulëse ndaj golit, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës, teksa tekniku italian i bluve do të hedhë në fushë Reginaldon dhe Mihanën.

Blutë vazhdojnë të kërkojnë golin e barazimit, por rastet më të rrezikshme do t’i ketë skuadra e Ramadanit, ku në minutën e 80 do të pretendonin për penallti, por nuk është i këtij mendimi kryesori Kridens Meta.

90’ do të dyfishonte rezultatin Pedro Agusto, i cili pas daljes së portierit të bluve do të dërgonte topin në rrjetë, nbdërsa kështu shtron Dinamon në tapet.

Me këtë fitore Egnatia arrin në kuotën e 30 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7-të, ndërsa Dinamo ngelet me 23 pikë në vendin e 9-të, ku rrezikon edhe rënien në një kategori më poshtë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!