Dinamo City flirtoi me fitoren, porn ë fund duhej të kënaqej me barazimim 1-1 kundër Pafos në sfidën e vajtjes në plej ofin e Conference League.
Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ishte e mbushur me emocione, por edhe me tension, sidomos në dy pankinat ku ndodheshin stafet teknike.
Sa I përket përballjes, qipriotët kishin rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 37-të.
Miqëtë fituan një 11 metërsh, ndërsa nga pika e bardhë, veteran dhe ylli I skuadrës David Luiz gaboi shënjestër, duke lënë të pandryshuar rezultatin në 45 minutat e para.
Pas pushimit Dinamo ishte më e rrezikshme dhe në minutën e 79-të gjeti golin e avantazhit.
Fadairo ndali topin në rrjetë duke ndezur festën e bluve.
Por shpresat e të besuarve të Ilir Dajës për një fitore zgjatën vetëm tre minuta.
Pafos mori një tjetër 11 metërsh, që këtë herë u ekzekutua saktë nga Lele.
Në fund vetëm barazim 1-1, me kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.
Ky rezultat favorizon Pafos, që luan në shtëpi, por pas paraqitjes së fundit, Dinamo City i ka të gjitha shanset për të synuar një kualifikim historik.


