Dinamo e Nevil Dedes e ka nisur siç duhet sezonin në Kategorinë e Parë, teksa blutë e kryeqytetit kanë mposhtur pastër 2-0 skuadrën e Orikut në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Lilaj në minutën e 35-të dhe Marku në të 54’ do ti jepnin triumfin Dinamos, në një sfidë e shihte favorite.
Blutë e Dedes cilësohen si skuadra favorite për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al