Dinamo u mposht edhe nga Laçi dhe ndeshjen e radhë në program e ka kundër Teutës, që gjithashtu ka një ecuri jo të kënaqshme.
Ky duel do të zhvillohet në Elbasan dhe blutë nuk do të kenë ekipin e plotë, pasi dy futbollistë janë të pezulluar me kartonë.
Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq pasi kishte rënë bilbili, kurse Lancinet Sidibe ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Të dy këta lojtarë do të mungojnë ndaj Teutës, që gjithashtu për shkak kartonësh nuk do të ketë Qaqin dhe Kotobellin këtë fundjavë. / abcnews.al