Dinamo dërgon 3 lojtarë në Serbi për rikuperim, Shkëmbit i shtohen “dhimbjet e kokës”

schedule12:43 - 14 Nëntor, 2021

schedule 12:43 - 14 Nëntor, 2021

Të mërkurën në orën 13:30 Dinamo do të përballet për të tretën herë më Tiranën, këtë herë në ndeshjen e kthimit në “Kupën e Shqipërisë”.

Dëmtimet për Dinamon po vazhdojnë të jenë shqetësuese, ku trajneri Bledi Shkëmbi nuk po gëzohet asnjëherë që të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve.

Infermieria te “blutë” nuk po ngelet bosh asnjëherë, i fundit që i shtohet listës së të dëmtuarve është Sidibe, për të cilin drejtuesit kanë vendosur ta dërgojnë në Serbi për rikuperim. Po në Serbi ndodhet edhe Sofranac për tu rikuperuar, ndërsa edhe Maliqi mund të ndjekë shokët e skuadrës për fizioterapi në Serbi.

Të dëmtuar janë edhe Haziraj, Gjata dhe Haxhiu që nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Shkëmbi në derbin kundër Tiranës në “Kupën e Shqipërisë”. /f.a/abcnews.al