Dinamo bëhet edhe portokalli, prezanton fanellën e tretë

schedule17:17 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:17 - 19 Tetor, 2020

Dinamo sezonin e ardhshëm ka shtuar edhe një fanellë me ngjyrë të çuditshme për ta. Blutë e kryeqytetit kanë zgjedhur portokallin për fanellën e tretë, që mund të përdoret në një ndeshje të veçantë. Fanella e parë mbetet blu, ndërsa e dyta e bardhë, sikurse edhe tradita e këtij klubi e kërkon.

“Për herë të parë në historinë e saj, FK Dinamo vjen me risi! Pas lidhjes së bashkëpunimit me kompaninë italiane të veshjeve sportive “Macron”, drejtuesit blu në sajë të ndryshimeve në ekip, kanë zgjedhur që për herë të parë në historinë mbi 70 vjeçare të klubit, këtë edicion futbollistik, ekipit t’i shtohet edhe fanella e tretë!

Modeli është i njëjtë me fanellat që janë prezantuar më herët, ndërsa ngjyra do të jetë portokalli. Përsa i përket dy fanellave të para, ato do të mbesin në identitetin historik të tyre, në ngjyrat blu dhe të bardhë”, shkruhet në postimin e 18 herë kampionëve të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!