Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo “bastis” Pogradecin, i merr edhe titullarin e mesfushës

schedule09:44 - 12 Gusht, 2020

schedule 09:44 - 12 Gusht, 2020

Artion Alillari u zyrtarizua dje pjesë e Dinamos, klub që synon rikthimin në Superiore sezonin e ardhshëm. Pas sulmuesit, një tjetër futbollit është marrë nga Pogradeci dhe ai është mesfushori Kevi Berberi.

“Dinamo përvetëson edhe mesfushorin e qendrës së Pogradecit, luftarakun Kevi Berberi. I entuziasmuar mbi projektin shumë profesional të presidentit, mesfushori 23-vjeçar zgjodhi Dinamon për vazhdimin e karrierës dhe nga dita e sotme ai është veshur zyrtarisht Blu!

Berberi ishte një pikë referimi në mesfushën pogradecare sezonin që lamë pas, duke qenë titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë kampionatit. FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë. / abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDx9EZfAu8i/?igshid=l0jlto4qxqsh

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!