Ditë zyrtarizimesh te Dinamo. Klubi nga kryeqyteti ka nevojë për përforcime të shumta, për t’ia dalë të shpëtojë nga rënia prej Kategorisë së Parë. Nga Italia është marrë mbrojtësi Cristiano Dovidio, i cili vetëm sa e ka hapur merkaton.
Dinamo ka njoftuar edhe një tjetër afrim dhe bëhet fjalë sërish për një mbrojtës. Franc Zylyftari rikthehet në klubin mëmë, pas një aventure te Kukësi. Dëmtimet e kanë penalizuar mbrojtësin, i cili ka luajtur më ekipin e dytë të verilindorëve.
“Franc Zylyftari është përforcimi i radhës për Dinamon. 23-vjeçari që luan si mesfushor është një prodhim i akademisë Blu, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Turbinës e më pas i Kukësit në Superligë”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. /abcnews.al