DINAMIKA/ Vrasja e Kristjan Markut, 30-vjeçarin e zunë në pritë. Dyshohet se autorë janë tre persona

schedule10:36 - 14 Janar, 2025

schedule 10:36 - 14 Janar, 2025

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e së martës në autostradën Fier-Vlorë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristjan Marku.

Autorët dyshohen se i kanë zënë pritë, në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nën kalimin e Novoselës. Atentatorët, që dyshohen se mund të kenë qënë tre person , kanë dalë nga nën kalimi dhe i janë afruar makinës tip “Wolksvagen Pasat” që udhëtonte 30-vjeçari.

Pasi janë afruar ne krahun e djathtë, kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë apo automatik të vogël tip shars, ndërkohë që në trup kishte marrë tre plumba, dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua.

Gjatë rrugës, makina që udhëtonte 30-vjeçari është përplasur disa herë me trafikndarësen deri sa ka ndalur.

Jo më shumë se 1 kilometër nga vendgjarja, është njoftuar se po digjej një makinë. Zjarrëfiksit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, por dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ndërkohë që është ushtruar kontrroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por dhe fshatrat Novoselë apo Panaja.

Po ashtu janë marrë në pyetje te afërm të 30-vjeçarit në Rëshen, po ashtu dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse 30-vjeçari Kristjan Marku po vinte në Vlorë. Policia ende po vijon me hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!