Konispol, tragjedi në familje/ Burri vret gruan me sëpatë, i biri shtyn të atin nga shkallët

schedule15:29 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:29 - 6 Gusht, 2024

Në këtë banesë pas krahëve të mi në fshatin Shalës të Konispolit ndodhi ngjarja tragjike mes familjes Islamaj me dy viktima

Burri ka vrarë gruan, më pas djali ka vrarë babain.  Bëhet fjalë për Hysen Islamajn 69 vjeç, i cili sipas policisë në orën shtatë të mëngjesit  te se martës pas një konflikti  me bashkëshorten 66 vjeçe Shano Islamaj  e ka goditur  me sëpatë  duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në prani të mbesës dhjetë vjeçe të çiftit. Kjo ka njoftuar të atin Klementin Islamaj.  40-vjeçari pasi ka parë nënën të vrarë është konfliktuar me të atin Hysen Islamaj.

Ky i fundit  gjatë konfliktit në ballkonin e banesës dy katëshe e ka shtyrë të atin në shkallët metalike të banesës ku si pasojë 69-vjeçari ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, Klementin Islamaj është vënë në pranga.

Hysen Islamaj njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij. Ata thonë se ishte konsumator I alkoolit dhe person i dhunshëm.

Ngjarje të tilla sipas burimeve kanë  ndodhur dhe më herët në familjen Islamaj. Babai i 69 vjeçarit që qëlloi  gruan me sëpatë duke e lënë të vdekur dyshohet  se ka vrarë tre bashkëshorte të tij. Një duke e hedhur në gropën e gëlqeres, një në pus dhe tjetrën në lumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!