Dinamika e ngjarjes: Si u qëlluan me breshëri nga një “Toyota” 2 vëllezërit në Durrës

schedule14:30 - 28 Prill, 2020

schedule 14:30 - 28 Prill, 2020

Në vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se tre persona.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se ditën e sotme ekspertët kanë ardhur edhe njëherë në vendin e  ngjarjes dhe kanë rindërtuar nga e para dinamikën e krimit të ndodhur.

Dyshohet se njëri prej autorëve u ka zënë pritë dy vëllezërve, ndërsa dy të tjerë i kanë ndjekur nga pas me një makinë tip “Toyota”. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit.

Dy vëllezërit janë ekzekutuar me breshëri plumbash, ndërsa nga pamjet që sjell Abc News shihet se në vendin e ngjarjes janë dëmtuar edhe makina të tjera.

Grupi i ekspertëve po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë. Dhe një nga problemet që po haset është fakti se ajo që vështirëson identifikimin e plotë të mjetit është se kamerat që janë këqyrur deri tani nuk kanë fiksuar targën.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 plumba kallashnikovi. Deri më tani në komisariatin e Durrësit janë shoqëruar në 35 persona, të cilëve u është marrë dëshmia. Personat që janë pyetur janë dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm të viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:40, pranë tregut të makinave, në zonën e njohur si Nishtulla në Durrës.

Ndërsa autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit. Pista kryesore që policia po heton është ajo e larjes së hesapeve për shkak borxhesh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!