Një atentat ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ku ndaj një personi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në zonën e Pllanës ku mbeti i vrarë 64 vjeçari Gjovalin Prendi babai i Roan Brahimit, armiku i Ervis Martinajt ndaj të cilit iu bë atentat në Athinë.
Personat që qëlluan mbi 64 vjecarin mendohet se ishin më shumë se 2 dhe kanë lëvizur me një Mercedez të zi. Ata kanë qëlluar Gjovalin Prendin me breshëri automatiku dhe janë larguar.
Bashkë me viktimën ndodhej edhe një person tjetër që nuk është prekur nga plumbat. Mjeti është afruar nga hyrja kryesore dhe nga dera ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej 64 vjecari. Ky i fundit i kishte rralluar daljet, ndërsa sot kishte shkuar tek lokali dhe e ka hapur. Pervec makines Benz, policia eshte vene ne kerkim te nje Porsche ngjyre blu te erret brenda te ciles dyshohet se kane qene 4 persona brenda.
/ abcnews.al