Dinamika e aksidentit me vdekje në Durrës, efektivja ishte te trau, trajleri s’arriti të frenonte

schedule17:02 - 7 Janar, 2021

schedule 17:02 - 7 Janar, 2021

Një aksident i mori jetën mesditën e sotme një efektiveje sigurie në portin e Durrësit, e cila u përplas nga një trajler. Viktima është Artineda Haskasa 25 vjeçe, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e trajlerit F. K., 39 vjeç.

Gazetari i “ABC”-së në Durrës Leonidha Musai mëson se efektivja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve. 25-vjeçarja ka qenë te trau, ndërsa drejtuesi i trajlerit nuk ka arritur që të frenojë  duke e përplasur për vdekje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!